IUCN mirëpret anëtaren e re në Evropën Juglindore

15 June 2012 | Article
0 CommentsWrite a comment

Ruajtja dhe Mbrojtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Aplikimi i saj për anëtarësim u miratua gjatë takimit të 77tq të Këshillit të IUCN.

“Bashkimi me IUCN i shton rrit vlerat e punës së PPNEAs në promovimin e standarteve të përbashkëta dhe praktiva më të mira në ruajtjen dhe zhvillimin e qendrueshëm në Shqipëri, gjithmonë ne përpjekje për të mbështetur efektivish aktivitetet bazë. Në dijeni të rrjetit të gjerë dhe profilit të lartë të anëtarëve të IUCN-it, PPNEA shpreson të përmirësojë bashkëpunimin me partnerët e vjetër dhe të rinj në nivel kombëtar dhe rajonal. Shkembimi i pervojës dhe të rejat mbi standartet dhe praktikat e punës do të na ndihmojë shumë në përpjekjet tona në fushën e mbrojtjes së biodiversitetit”, tha Spase Shumka, Drejtor Egzekutiv i PPNEAs.

PPNEA është organizata më e vjetër jo-fitimprurese në vend, që vepron në fushën e ruajtjes së natyrës dhe mbrojtjes së Mjedisit. Ajo përpiqet për ruajtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë dhe të rajonit duke forcuar sistemet në zonat e mbrojtura, mbrojtjen e specjeve, rehabilitimin dhe masat mbrojtëse, gjithmonë në përpjekje për të zbatuar aktivitet në terren. Shumica e projekteve janë investime afatgjata për natyrën dhe në shumicën e rasteve nderkufitare, që kanë si qëllim jo vetëm mbrojtjen e natyrës, por dhe zhvillimin ekologjik në vend. PPNEA është aktive në Shqipëri, Greqi dhe në Rpublikën e Maqedonisë.

PPNEA aktualisht është duke Zbatuar Programin ‘Rikuperimi e Rrëqebullit të Ballkanit’, në bashkëpunim me MES (Rapublika e Maqedonisë), EuroNatur (Germany) dhe KORA (Sëitzerland). Një nga sukseset e projektit është shpallja e Shebenik-Jabllanices Park Kombëtar në Shqipëri. Do të përgatiten dhe Dokumentat Teknike për shpalljen Zona të mbrojtura të Sar dhe Illinska-Plakenska Mt. (Republika e Maqedonisë), si dhe për Korabin dhe Bjeshkët e Namuna (Shqipëri). PPNEA është githashtu duke bërë dhe nje studim Shkencor të Rreqebullit të Ballkanin, me mbështetje të programit SCOPES, dhe programit ‘Dimensionet Ndërkufitare Njerëzore’, mbështetur nga Këshilli Kërkimor Norvegjez dhe realizuar në bashkëpunim me partnerë Ballkanikë dhe NINA e Norvegjisë.

IUCN i uron mirëseardhje të ngrohtë PPNEAs dhe shpreson një bashkëpunim aktiv të kësaj OJQ-je.
 


Comments

0 Comments
Write a comment

600 CHARACTERS LEFT

captcha